Rreth Nesh
KMPK është themeluar në vitin 2005, duke ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm në tregun shqiptar për cilësinë, stabilitetin dhe profesionalizmin në industrinë e konstruksioneve metalike. Kompania mbështetet në një eksperiencë 20-vjeçare të trashëguar nga tradita italiane e karpenterisë metalike.
Me një staf të kualifikuar teknikisht dhe menaxherialisht, KMPK ofron zgjidhje të plota në fushën e konstruksioneve metalike, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe afatgjata partneriteti me klientët tanë. Me pajisje të teknologjisë së fundit dhe një ekip teknik të kualifikuar, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara për klientët tanë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Objektivi ynë është ndërtimi i partneriteteve afatgjata bazuar në besim, cilësi dhe profesionalizëm.
Vite Eksperience
Punonjes
Projekte te Perfunduara
ÇFARË NA DALLON?
KMPK dallohet për cilësinë, përvojën dhe qasjen e personalizuar. Ne ndërtojmë struktura të forta me standarde të larta teknike dhe partneritet afatgjatë.
Eksperienca ndërkombëtare
Bashkëpunim i suksesshëm me kompani prestigjioze europiane.
Pozicion strategjik
Kantieri ndodhet buzë autostradës Vorë Fushë-Kruje, vetëm 3 km nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe 15 km nga Porti i Durrësit.
Kapacitet i lartë prodhimi
Sipërfaqe prej më shumë se 10,000m², me një strukturë të mbuluar prej 6,000 m² të ndarë në dy reparte të specializuara.
Pajisje moderne
10 vinça ure (kapacitete: 3.2, 6.5, 10 dhe 12 ton), lartësi deri në 13m dhe teknologji të avancuar për përpunimin e komponentëve metalikë.
PROFILI I KOMPANISË
KMPK sh.p.k. është e specializuar në:
Ne ofrojmë zgjidhje të plota që mbulojnë të gjithë ciklin e ndërtimit industrial.
Të ofrojmë cilësi të lartë, teknologji moderne dhe shërbim të personalizuar për të ndihmuar klientët tanë të realizojnë projektet e tyre nga ideja deri në zbatim.
Të jemi një nga kompanitë më të besueshme dhe inovative në Ballkan për konstruksione metalike dhe zgjidhje industriale.
Në qendër të strategjisë sonë qëndrojnë:
Ky sistem na lejon të zbatojmë objektivat strategjike me efikasitet dhe bashkëpunim të plotë brenda ekipit.
ÇERTIFIKIMET
KMPK është e certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare të menaxhimit dhe sigurisë:
SHËRBIMET TONA
Ne ofrojmë shërbime të plota në projektim, prodhim, riparim dhe montim për:
Pajisje industriale dhe linja prodhimi për miniera, ndërtim dhe riciklim
Industria e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre
Impiante ventilimi, filtrimi industrial, pneumo-transport
Kapanone çeliku, magazina, objekte me kate, membrana metalike të varura
Silos, transportierë për ndërtim dhe industri ushqimore
Ena nën presion, tubacione, rezervuarë për lëndë djegëse e kimikate
Ashensorë dhe vinça të tonazheve të ndryshme
Mbikalime, soleta metalike, dyer, porta, kangjella mbrojtëse
Shtylla tensioni, impiante energjetike HEC/TEC dhe energji alternative